Berisha: Aksioneri kryesor në aferën e Portit të Durrësit është Edi Rama, bashkë me vëllezërit Karriç

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Aksioneri kryesor në aferën e Portit të Durrësit është Edi Rama, bashkë me vëllezërit Karriç

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur sërish akuza ndaj kryeministrit Rama për investimet në Portin e Durrësit.

 

 

Nga mbledhja e kryesisë në selinë blu, Berisha tha se pas aksioneve të këtij projekti qëndron vetë Edi Rama, së bashku me përfaqësues të Aleksandër Vuçiç e Aleksandër Lukashenko.

Advertisement

 

 

Sipas kryedemokratit, po të mos kishte interesa personale, kryeministri nuk do t’i fshihte popullit të tij personat që qëndrojnë pas 60% të aksioneve.

 

Advertisement

 

“Tani, lidhjet janë të kristalta me Beogradin dhe Lukashenkon e Bjellorusisë nëpëmjet vëllezërve Karriç. Vëllezërit Karriç pasi u vendosën në sanksione për bashkëpunim me Llukashenkon, kompanitë e tyre të regjistruara në Qipro, i shitën në Emiratet e Bashkuara dhe konkretisht tek këto kompani që po merret Edi Rama me to.

Vëllezërit janë aty, i ka botuar Euroactiv, i shitën me një çmim 30 herë më të ulët seç ishin. Pra bëhet një formalitet, por ata janë përfaqësuesit e Aleksandër Vuçiç dhe Llukashenkos në Dubain e Edi Ramës në Portin e Durrësit.

Natyrisht aksioner më kryesor është vetë Edi Rama. Unë isha mbrëmë me gazetarët dhe me të drejtë ata pyesin, ku e di ti këtë, që thua Edi Rama? Shumë e thjeshtë, nuk mund të imagjinoj kurrë nëse nuk do të kisha interesa direkte të miat që unë të fshija të tjerët që janë. Si mund ti fsheh popullit tim, qytetarëve të mi, 60% të aksionerëve? Kjo nuk ndodh kurrë, kjo ndodh veç kur e ke ndërmarrjen tënde dhe qëndron ti pas saj.”– tha Berisha.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy