Bëni Like Struga.info në Facebook


Akuzat ndaj ish-agjentit të FBI/ Berisha: Rama i përfshirë, gjykata amerikane urdhëroi hetimin e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Akuzat ndaj ish-agjentit të FBI/ Berisha: Rama i përfshirë, gjykata amerikane urdhëroi hetimin e tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat pas akuzave ndaj ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal.

 

Në deklaratën e tij, Berisha ka lidhur skandalin në SHBA me kryeministrin e vendit, Edi Rama.

 

Advertisement

 

Sipas tij në vorbullën e krijuar nga McGonigal, janë të përfshirë kryeministri Rama dhe dy bashkëpunëtorët e tij, Dorian Duçka dhe Agron Neza.

 

 

Advertisement

Berisha deklaron gjithashtu se disa muaj më parë, Gjykata e San Françiskos ka nisur hetim për komunikimet, dokumentet e materialet e McGregor, përfshi këtu edhe personat e lidhur me qeverinë e Shqipërisë, duke përmendur emrin e kryeministrit Edi Rama.

 

“Dje dhe sot, mediat më të mëdha në botë, kanë informuar publikun e SHBA, publikun e Europës dhe botës se McGonigal, zyrtari më i lartë në historinë e FBI, u arrestua ditën e shtunë, në aeroportin JFK, në Nju Jork, teksa kthehej nga një udhëtim në Europë.
Pak muaj më parë, kam denoncuar para publikut shqiptar, lidhjen e ngushtë të Edi Ramës me këtë aset të shërbimeve ruse.
Charles McGonigal u ngarkua në grupin e prokurorit special Mueller, ish-drejtorit të FBI, për hetimin e lidhjeve të presidentit Donald Trump me rusët. Por, FBI, gradualisht gjeti se ky vetë, shef i kundërinteligjencës së metropolit të SHBA, Nju Jorkut, kishte lidhje të sëmura ruse.
Por, në vorbullën e stuhisë së krijuar nga McGonigal, gjendet sipas të gjithë medieve të botës, kryeministri shqiptar, Edi Rama. Dhe, dy lejtnantë kryesorë të Edi Ramës, ish-zyrtari i lartë i qeverisë së tij, aktualisht paraqitet si këshilltar, një supermafioz me lidhje ndër më të dyshimtat, që quhet Dorian Duçka. Dhe i dyti, bashkëpunëtor i ngushtë i Edi Ramës, ish-oficer i policisë sekret hoxhiste, Agron Neza.
Disa muaj më parë, juria e madhe, e San Françiskos, urdhëron, pasi njihet me dosjen McGonigal, që të hetohet dhe konfiskohet çdo regjistrim material, çdo dokument, çdo komunikim personal, përfshi këtu, por jo i kufizuar, tekstet e mesazheve të celularëve, mesazhet elektronike me email, mesazhet e fshehta, e kriptuara, mesazhet zanore, letrat, shënimet, midis Charles McGonigal dhe personave të poshtëshënuar:
Qeverisë së Shqipërisë ose çdo personi të lidhur me qeverinë e Shqipërisë, përfshi, por jo vetëm, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Ka porosi për qeveri të tjera ballkanike, por njeriu i vetëm që citohet me emër në këtë urdhër të jurisë së madhe, është Edi Rama. Të hetohen të gjitha takimet, takimet e skeduluara, midis Charles McGonigal dhe çdoi punonjësi të FBI, me përfaqësues të misionit të SHBA në OKB. Çdo udhëtim i kryer nga Charles McGonigal në Shqipëri. Të hetohet çdo pagesë dhuratë, që i është dhënë atij nga Agron Neza, që paraqitej si këshilltar për sigurinë i Edi Ramës, Dorian Duçka si këshilltar i plotfuqishëm i Edi Ramës, ose çdo person i lidhur me qeverinë e Shqipërisë.
Ka edhe për qeveri të tjera të Ballkanit, por emrat janë vetëm për shqiptarët.”- tha Berisha nw deklaratën për mediat.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy