Prej orësh vijon me debate seanca plenare e kësaj të enjte.

 

 

Deklarata të forta kanë lëshuar në Kuvend ndaj njëri tjetrit, Damian Gjiknuri dhe Agron Shehaj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

 

Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste e ka quajtur deputetin demokrat një idiot të dobishëm ndërsa ka ironizuar duke e pyetur se si një budalla mund të bëhet i pasur.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Nga ana tjetër, Shehaj i është përgjigjur duke e akuzuar si hajdut, frikacak dhe e ka paralajmëruar se do ta dërgojë në gjyq.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Damian Gjiknuri: Sa herë që del ky që unë them një idiot i dobishëm. Ta kam thënë, mos e shfrytëzo këtë foltore të zëvendësosh Gjykatën e Tiranës. Në gjyq je për shpifje, madje nuk je paraqitur, por nuk mund të shmangesh gjatë. Të them të drejtën, ti Agron je rast interesant. Ti sfidon ligjet e natyrës, sesi ka mundësi të bëhesh ti i pasur. Me këtë pamje dhe budallëqet që nxjerr nga goja.
Ti duhet të jesh një rast i mirë për t’u studiuar dhe unë të simpatizoj, sepse me ty ngjall besimin e shumë njerëzve sesi mund të bëhesh i pasur. Për shkak të asaj që t’i transmeton. Po qe për ndërtim, shiko atë ndërtimin tënd te rruga e Ambasadës Hollandeze, se ke ndërtim aty dhe je i fshehur me emër tjetër.Më trego sekretin sesi një budalla bëhet i pasur sepse do i jepje shpresa miliona njerëzve.

 

Lindita Nikolla: Jo, zoti Shehaj nuk ka replikë mbi replikë. Nuk ka replikë mbi replikë. Mos u lut fare. Fjala për zotin Spaho.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Agron Shehaj: Mund të përgjigjem?! Më tha idiot dhe budalla.

 

Lindita Nikolla: Po, pasi ti i the hajdut.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Agron Shehaj: Për çfarë dreqin jeni aty, për çfarë dreqin jeni aty?!

 

Lindita Nikolla: Të lutem mos bërtit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Agron Shehaj: Pse nuk i tërhiqni vërejtje?! Një hajdut. E kupton apo jo?! Hajdut, je frikacak, je hajdut. Të ka dalë boja, je një copë hajduti. Do dalim në gjyq.