Primaret e 6 marsit/ Mesazhi i Agron Shehaj: Konfliktet zgjidhen me votë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Primaret e 6 marsit/ Mesazhi  i Agron Shehaj: Konfliktet zgjidhen me votë

Ish-kandidati për kryetar të PD, Agron Shehaj ka reaguar në lidhje me votimin e anëtarësisë së PD, në Primaret që do të zgjedhin kandidatët që do përfaqësojnë demokratët në zgjedhjet e 6 marsit.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehaj thekson se vota ëstë mënyra e duhur për të zgjidhur konfliktet. Ndërkohë ai fton demokratët të votojnë masivisht.

 

Advertisement

“Për herë të parë, anëtarët e Partisë Demokratike do zgjedhin me votë në Primare kandidatët për kryetarë bashkie. Konfliktet duhet të zgjidhen nëpërmjet votës. Thelbi i demokracisë është respektimi i pakicës, por shumica ka fjalën e fundit. Të dashur demokratë, shkoni dhe votoni!”-shkruan Shehaj

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy