Kreu i Grupit Grupit Parlamentar të PD-së, Enkeled Alibeajn ka reaguar pas debateve mes tij dhe ish kryeministrit Berisha në mbledhjen e grupit të PD.

 

Para mediave, Alibeaj tha se debatet e shkaktuara nga Sali Berisha në mbledhje janë ‘zhurmë’. Në lidhje me diskutimet për çështjen e Presidentit, Alibeja tha se do të mblidhen në një moment tjetër, ku do të merret parasysh mendimi i të gjithë deputetëve demokratë, për të dalë më pas me një qëndrim final.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Sot në mbledhjen e grupit u diskutua çështja e axhendës parlamentare. Çështje tjetër është e qëndrimit që duhet ët mbajë PD lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit. Propozimi im është që do të duhet të konsultohen të gjithë deputetë për qëndrimin që duhet të mbajë PD. U la në një mbledhje tjetër ku duhet të merren opinionet e të gjithë deputetëve dhe në fund të sintetizohet një qëndrim final. Në mbledhjet e grupit ka gjithnjë zhurmë sepse vjen Berisha, pa asnjë lloj roli, është i lirë të japë opinionin e tij. Procesi i zgjedhjes së Presidentit është i rëndësishëm, pavarësisht kompetencave të rrudhura gjithnjë e më tepër të tij”, tha ai.