Platforma për PD/ Alibeaj: Disa deputetë kërkuan që Berisha të mos ishte pjesë e grupit, por…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Platforma për PD/ Alibeaj: Disa deputetë kërkuan që Berisha të mos ishte pjesë e grupit, por…

Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj prezantoi këtë të shtunë platformën e propozuar prej tij për bashkimin e PD-së, e cila është firmosur nga rreth 32 deputetë.

 

Në një konferenceë per mediat, Alibeaj u shpreh se disa deputetë  kërkuan që në këtë platform të përfshihej  dhe fakti që Sali Berisha të mos ishte pjesë e Grupit të PD-së. Por, mesa duket, këto kërkesa nuk janë pranuar, pasi nuk kanë gjetur mbështetjen e të gjithë deputetëve që kanë firmosur draftin.

 

Advertisement

“Kishte edhe disa kolegë që kërkonin që të specifikohej që Sali Berisha nuk mund të jetë pjesë e grupit parlamentar, apo dy kolegë të tjerë që kërkonin të specifikohej që Sali Berisha duhet të kthehej në Grupin Parlamentar. Por të gjitha këto cështje, sa kohë nuk kishin dakordësinë e shumicës së deputetëve që propozojnë dhe mbështesin këtë qëndrim, nuk mund të përfshiheshin në këtë qëndrim të shumicës së Grupit Parlamentar. Megjithatë këto cështje janë të hapura për tu diskutuar në një moment tjetër, me frymë mirëkuptimi dhe gjithëpërfshirje. Në përfundim më lejoni t’ju informoj se këtë qëndrim të shumicës së Grupit Parlamentar, do e bëj me dije edhe anëtarëve të Kryesisë së Partisë, anëtarëve të Kolegjit të Kryetarëve dhe anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.”

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy