“Punon për Bashën”/ Berisha kërkon dorëheqjen e Alibeajt nga kreu i grupit parlamentar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Punon për Bashën”/ Berisha kërkon dorëheqjen e Alibeajt nga kreu i grupit parlamentar

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e Enkelejd Alibeajt nga posti i kreut të grupit parlamentar të PD-së.

 

Ai e akuzoi Alibeajn se punon për interes të Lulzim Bashës, dhe jo për demokratët.

 

Advertisement

“Rishiko pozicionin sepse ti punon kundër PD për interes të Bashës i cili kontrollohet nga Rama. Përbashkimi i PD ka pasur vështirësi, por ekziston një vullnet i gjerë si në bazë si të deputet për të zhbërë një periudhe të shkurtër përçarje. Duheshin bërë hapa në këtë drejtim. Por një njeri dha dorëheqjen iku dhe pasoi një zinxhir ngjarjesh. Ai mbart me vete të vërteta të hidhura si dosjen ruse.  Unë e kam mohuar vetë, por dolën gabim të dhënat që kisha unë. Por ka edhe një gjë tjetër. Pa asnjë tagër Alibeaj padit PD në gjykatë. Padit një proces që demokratet e kanë pranuar. Yuri kim ka bërë presion në gjykatë”, u shpreh Berisha.

 

I menjëhershëm ishte reagimi i Enkelejd Alibeajt, I cili hodhi poshtë pretendimet e liderit historik të së djathtës.

 

Advertisement

“Kam shumë respekt për ju doktor. Por në cilësinë time duhet që ta apeloja vendimin e gjykatës. Unë nuk e kam bërë në titull personal ankimin. Vendimi i gjykatës mendoj se është i paligjshëm, kur të flasë Apeli do e pranoj i pari. Ti pushtove selinë se s’ke kohë. Do të hiqesh si triumfator. Është i paligjshëm. Ai vendim nuk është i formës së prerë. ”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy