Reshjet e borës kanë zbardhur fshatrat turistikë të Voskopojës dhe Dardhës si dhe Qafën e Qarrit.

Reshjet kanë qenë me intensitet më të lartë në zonën e Dardhës, ku trashësia e borës nga km 8-16 varion  nga 15-20 cm.

Sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve, rrugët janë të hapura dhe nuk ka asnjë problem në qarkullimin e mjeteve.

Është punuar për pastrimin e tyre me dy borëpastruese në Dardhë, një në Voskopojë dhe një në Qafën e Qarrit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Reshjet e borës në Dardhë vijojnë të jenë prezente, por me intensitet të ulët.