Verilindja zbardhet nga bora/ Të gjitha akset, të qarkullueshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Verilindja zbardhet nga bora/ Të gjitha akset, të qarkullueshme

Në Verilindje reshjet e borës nisen gjate oreve te vona te mbremjes se djeshme me ritme te lehta. Megjithate, arriti te vendose nje shtrese nga 4 deri ne 15 cm ne zonat malore, mbi 800 metra te nivelit te detit. Ne afersi te tunelit te Kalimashit, pjese e Rruges se Kombit, trashesia arriti ne 7 deri 15 cm. Mjetet e makinerite borepastruese punuan pergjate gjithe segmentit nga Kalimashi ne Morin per pastrimin e bores dhe hedhjen e kripes.

Ne mengjes situata eshte stabilizuar, ndersa reshjet jane te paperfillshme. Nje pjese e tyre qe perfshine ultesiren e Kukesit thuajse jane ne shkrirje, pasi edhe temperaturat mbeten ne vlerat pozitive. Sipas raportimeve dhe informacioneve nga shtabi i emergjencave , keto reshje nuk kane sjelle probleme .

Te gjitha akset rrugore jane te qarkullueshme ndersa nuk eshte nderprere furnizimi me energji elektrike.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy