Shqipëria dhe Greqia ndajnë në Detin Jon tri hapësira: Det Territorial, Shelf Kontinental dhe Zona Ekonomike Ekskluzive. Këto dy të fundit kanë të bëjnë me shfrytëzimin e hapësirës dhe pasurive nëndetare, si kërkimet për gaz, naftë etj. Për të tria këto hapësira dy vendet fqinje kanë interesa strategjike. Pothuajse njëkohësisht me vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Athinë, që pasoi atë që ai zhvilloi në kryeqytetin e Turqisë,  projektligji për zgjerimin zonës detare të detit Jon ka arritur tashmë në parlamentin grek. Dhe deri më 19 janar pritet që ky projekt-ligj të kthehet në ligj.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, studiuesi I njohur, Panajot Barka deklaroi se Shqipëria është pozicionuar keq dhe është duke vendosur veten në pozita të vështira në raport me Greqinë.

“Ky është pozicioni i keq i Shqipërisë, në raste të tilla kur është e detyruar të mbajë anën e njërës palë dhe të shikojë me mëdyshje,ose të vërë në vështirësi palën tjetër.”

I pyetur se nëse Shqipëria po mban anën e Turqisë duke vënë në pozitë të vështirë Greqinë, Barka shprehet:

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Jo duke vënë veten e saj në pozitë të vështirë në raporte me Greqinë”