“Perandoria Osmane e Erdogan”, provokon media turke: Publikon hartën e Turqisë, brenda Shqipëria me Kosovën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Perandoria Osmane e Erdogan”, provokon media turke: Publikon hartën e Turqisë, brenda Shqipëria me Kosovën

Revista satirike turke “Misvak” ka publikuar një hartë, e cila shkaktoi mjaft reagime në vendet e Ballkanit dhe Lindjes së Mesme.

Harta përfshin si pjesë të Turqisë, Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Greqinë, ndërsa zgjerohet edhe në lindjen e Mesme me Irakun dhe Sirinë.

“Nëse kjo hartë do të vizatohet, atë e bëjmë ne”, shkruan “Misvak” duke postua mbi hartë edhe figurën e Erdoganit.

Ky postim satirizon qasjet ekspansioniste të Turqisë erdoganiste në Ballkan dhe rajon, megjithatë në pamje të parë ka krijuar alergji në shtetet që kanë qenë të pushtuara nga Perandoria Osmane, siç jemi edhe ne.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy