Debatet për ndryshimin i kufijve në Ballkanin Perëndimor i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, i cilësoi si të rrezikshme  për t’i përdorur si metodë për zgjidhjen e konflikteve.

Përfaqësuesi i BE-së u shpreh se këto ide sjellin pasoja të rënda.

 

MIROSLAV LAJCAK

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I DERGUARI I POSAÇEM I BE-së

 

“E kundërshtoj fuqishëm këtë ide dhe mendoj se është ekstremisht e rrezikshme dhe një ide që shkakton luftë. Nëse e implementojmë këtë ide, do të realizonim ëndrrën e përbashkët të z.Millosheviç dhe Tuxhmanit dhe kjo nuk është diçka që ne duam ta bëjmë.  Ka njerëz që besojnë se zgjidhja për Ballkanin vjen me rivizatimin e kufijve. Por kjo është ajo që dëshironte Millosheviçi, Tuxhman apo Stalini, dhe të gjithë e dimë se cilat ishin pasojat, ndaj nuk duhet të inspirohemi nga ajo ide.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lajcak ritheksoi rëndësinë e dialogut Prishtinë-Beograd, duke thënë se marrëveshja mes dy vendeve është e ndërlidhur me rrugëtimin e tyre drejt Bashkimit Europian.

 

“Kjo vlen po ashtu edhe për dialogun, sepse kjo është njëra nga prioritetet e të gjitha qeverive të zgjedhura si në Kosovë ashtu edhe në Serbi, për shkak se e ardhmja dhe planet e tyre ekonomike dhe shoqërore, janë të gjitha të orientuara drejt Bashkimit Evropian.  Dhe e vetmja rrugë drejt agjendës evropiane është përmes dialogut. Unë pajtohem me një reciprocitet i cili heqë barrierat por nuk pajtohem me një reciprocitet që ndërton mure të reja, gjë e cila po pengon në lëvizjen e lirë të njerëzve dhe të kapitalit dhe të shërbimeve.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I dërguari i posaçëm disa ditë më parë  zhvilloi bisedime në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç, të cilat i konsideroi si takime me ide të qarta.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";