“Luftë” me Covid në maternitet/ Dhjetëra nëna të infektuara kanë sjell në jetë fëmijë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Luftë” me Covid në maternitet/ Dhjetëra nëna të infektuara kanë sjell në jetë fëmijë

Që nga nisja e pandemisë në maternitetin Mbretëresha Geraldinë kanë ardhur në jetë 68 foshnje, nënat e të cilëve kanë qenë te prekura nga covid.

Drejtoresha e këtij institucioni thotë per Vizion Plus se ky target grup e transmeton virusin tek të porsalindurit.

 

ELIONA DEMALIAJ

Advertisement

MATERNITETI “MBRETERESHA GERALDINE”

 

Ka pasur shumë zonja që e kanë kaluar covid gjatë shtatzënisë së tyre. Në rastin e atyre që kanë qenë covid pozitivi ne momentin e lindjes, në total  kanë qene 68. Dje kane lindur dy nena me covid. Sot jemi në momentin ku themi se  ky virus mund të transmetohet, me incidence te ulet, nga nëna tek fëmijët.

 

Advertisement

Në pavijonin e dedikuar për nënat me covid mbahen në observim këto pacientë, ndërsa Demaliaj tregon per Vizion Plus mënyrën se si trajtohen.

 

Trajtimi i nënave të reja dhe të foshnjave me covid bëhet ne bashkëpunim obsteter pediatër dhe konsultor. Në rastet kur bebi ka qen pozitiv ne i kemi mbajtur ne spital dhe i kemi trajtim dhe observim kur ka qene e nevojshme tek ata.

 

Advertisement

Ndërsa ka patur edhe raste të rënda kur nëna shtatzëna të shtruara në strukturat covid, në gjendje kritike shëndetësore kanë sjellë në jetë foshnjat e tyre. Rasti i fundit është në sanatorium ku nëna, e lindi fëmijën por më pas ka ndërruar jetë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy