Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është dënuar me 1 vit burg, dënim i cili është konvertuar në 150 orë punë komunitare.

Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK më 15 nëntor 2023, për akuzën e “Falsifikimit të Vulave, Stampave Ose  Formularëve” kryer në bashkëpunim.

Vetë kryebashkiaku refuzoi të ketë falsifikuar dokumentet apo të ketë gënjyer në formularin e dekriminalizmit, një proces që bëhet për çdo kandidat përpara garimit në zgjedhje.

Hetimet për kreun e bashkisë së Kuçovës nisën pasi koalicioni “Bashkë Fitojmë” i bëri të ditur Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve se Hajdari kishte fshehur një dënim të formës së prerë në shtetin grek për “Kalim të Paligjshëm të Kufirit”, gjë të cilën ai e nuk e kishte treguar në formularin e dekriminalizimit. Komisioni kërkoi ndihmën e organeve të drejtësisë, të cilat morën konfirmin nga pala greke për dënimin e Hajdarit. Pas kësaj. SPAK çeli hetimet, të cilat u mbyllën më 15 nëntor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërsa një ditë para mbylljes së hetimeve, më 14 nëntor 2023, Ilirjan Celibashi. kreu i KQZ, vendosi që Kreshnik Hajdari të mos shkarkohet nga detyra për shkak se vepra e kryer nuk është subjekt i ligjit të dekriminalizimit./vizionplus.tv