Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari paraqitet në SPAK

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari paraqitet në SPAK

Kryebashkiaku I Kuçovës Kreshnik Hajdari është paraqitur këtë të mërkurë në SPAK.

 

Deri tani nuk dihet arsyeja e thirrjes së tij në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa kujtojmë që Lefter Maliqi, ish kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Kuçovës ka dorëzuar më herët në SPAK kallëzim për zgjedhjet vendore të 14 majit.

 

Advertisement

Ai ka paditur Hajdarin dhe biznesmenin Pëllumb Salillari, si personi që ka financuar në zonë në blerjen e votave.

 

Edhe pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për zgjedhjet në Bashkinë Kuçovë, ku u rinumëruan 18 kuti, Maliqi hodhi akuza për krime zgjedhore.

 

Advertisement

Ndërkohë që ditën e djeshme, KQZ vendosi që Hajdarit mos t’i hiqet mandate, pasi dënimi i tij për kalim të parregullt të kufirit nuk përbënte vepër penale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy