VIDEO- Sot rinumërohen 18 kutitë për Bashkinë e Kuçovës/ Plas debati në Kolegjin Zgjedhor, Maliqi shan sekretarin e KQZ: Hajdut!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
VIDEO- Sot rinumërohen 18 kutitë për Bashkinë e Kuçovës/ Plas debati në Kolegjin Zgjedhor, Maliqi shan sekretarin e KQZ: Hajdut!

Kolegji Zgjedhor nis sot rinumërimin e 18 kutive të votimit në Kuçovë nga zgjedhjet e 14 majit. Bëhet fjalë për 18 kuti të votave për kryetar të bashkisë Kuçovë.

 

Rinumërimi është në vijim të procesit ankimor nga një padi e dorëzuar nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për kryetar të Bashkisë së Kuçovës Lefter Maliqi.

 

Advertisement

Maliqi ka ngritur pretendime dhe akuza që procesi zgjedhor më 14 maj në Bashkinë e Kuçovës ka qenë i manipuluar.

 

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se rinumërimi i votave në Kolegj është shoqëruar me debate të ashpra.

 

Advertisement

Ka qenë Maliqi ai i cili ka “shpërthyer” në sharje ndaj sekretarit të përgjithshëm të KQZ Ylli Merkja, duke e quajtur këtë të fundit si hajdut.

 

“Mua më thua kështu ti? Hajdut. Ti je hajdut. Kush e thirri atë? Hajdut. Kur të dojë gjykata le ta thërrasë gjykata. Kujt i mëson? Mua më mëson ti që kam qenë oficer policie 25 vjeç, anëtar i Komisionit të Sigurisë 7 vjet?Për çfarë jam këtu? Për të mbrojtur demokracinë, nuk jam për të vjedhur”, dëgjohet të thotë Maliqi.

 

Advertisement

Kujtojmë se Lefter Maliqi i ishte drejtuar me herët Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, ku kërkonte hedhjen poshtë të vendimit të KZAZ së Kuçovës, e cila shpalli fitues kandidatin socialist Kreshnik Hajdari në zgjedhjet e 14 Majit, duke e akuzuar kundërshtarin për blerje votash.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy