Gara për Bashkinë e Kuçovës/ Kandidati i Ilir Metës futet në primaret e PD

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gara për Bashkinë e Kuçovës/ Kandidati i Ilir Metës futet në primaret e PD

Ish deputeti Lefter Maliqi do të marrë pjesë në primaret e PD për Bashkinë e Kuçovës.

Kandidatura e Maliqit vjen nga Partia e Lirisë, ku në marrëveshjen e nënshkruar mes Berishës dhe Metës është dakordësuar që kandidatët e këtij të fundit të hyjnë në primaret e demokratëve, për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhje.

Advertisement

Në një postim në Facebook, Maliqi shkruan se sfida e tij do të jetë fitorja e bashkisë për tu rikthyer qytetarëve besimin dhe shpresën e humbur gjatë kësaj kohë.

Zyrtarisht kandidat në primare për Kryetar Bashkie në Kuçovë! Mirënjohje Kryetarit të Partisë së Lirisë Z. Ilir Meta për mbështetjen,Kryesisë së Partisë Demokratike dhe Doktor Berishës për miratimin e emrit. Ftoj demokratët, opozitën e bashkuar dhe simptizantët e saj më datë 04 Dhjetor në votim të lirë dhe demokratik. Sfida jonë e përbashkët është  data 14 Maj; fitorja në Bashkinë  Kuçovë. Kthimi i besimit dhe i shpresës për të ndryshuar Bashkinë, e cila i përket qytetarëve pa dallim politik dho jo Kryetarit. Fitore!”, shkruan Maliqi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy