Humbi zgjedhjet për Kuçovën/ Maliqi denoncim në polici: Votat u vodhën, kutitë u ndërruan nga policia dhe bandat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Humbi zgjedhjet për Kuçovën/ Maliqi denoncim në polici: Votat u vodhën, kutitë u ndërruan nga policia dhe bandat

Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, ka denoncuar në polici atë që i referohet si krim elektoral në zonën për të cilën ai kandidoi.

 

Maliqi pretendon se disponon fakte të mjaftueshme për akuzat e tij që shigjetojnë komisionerët e Partisë Socialiste. Sipas tij, këta të fundit së bashku me policinë dhe eksponentë të krimit kanë tjetërsuar vullnetin e qytetarëve.

 

Advertisement

“Votat e mia shprehën vullnetin e lirë të qytetarëve të Kuçovës, pa dallim politik. Mandati im u vodh dhe u manipulua nga bandat e Çuçit dhe oligarkut Salillari. Mbrëmjen e numërit,komisionerët lanë KZAZ-në për 90 minuta vetëm, ku kutitë e votimit u ndërruan brenda ambjenteve të KZAZ-së, që kishte lidhje me Qendrën Kulturore të bashkisë nëpërmjet një dere lidhëse nga pjesa e kutive. Ne kemi verifikuar se vulat e kutive mungojnë dhe disa vula nuk korrespondojnë me vulën e KQZ-së. Po kështu,fletët e votimit në kuti nuk korrespondojnë me numrin e votuesve. Ne kemi grumbulluar të gjitha provat dhe do denoncojmë këtë krim elektoral në KQZ dhe SPAK, në mënyrë që kriminelët e votët së lirë të ndëshkohen dhe vullneti i popullit të vihet në vend”, ka thënë Lefter Maliqi.

 

Lefter Maliqi nuk mundi të sigurojë shumicën për marrjen e një mandati në drejtim të Kuçovës. Kundërshtari i tij, Kreshnik Hajdari u votëbesua nga 49.38% e votuesve, duke marrë kështu shumicën e votave nga tre kandidatët në garë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy