Berisha prezanton kandidatin për Kuçovën/ “Do kemi sukses të shkëlqyeshëm”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha prezanton kandidatin për Kuçovën/ “Do kemi sukses të shkëlqyeshëm”

Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqin.

 

Gjatë prezantimit të tij, Berisha i ka kujtuar kohët kur Lefter Maliqi ka qeverisur duke risjellë në vëmëndje përkushtimin që ai ka pasur ndaj qyetarëve dhe kërkesave të tyre.

 

Advertisement

Ish kryeministri theksoi se në komunat që ka qeverisur Lefter Maliqi ai ka dëshmuar një përkushtim të madh.

 

Ndaj dhe ky entuziazëm, kjo energji është burim i fuqishëm frymëzimi, është burim i fuqishëm shprese, për banorët e Kuçovës dhe mbarë shqiptarët që në datën 14 maj të votojnë kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ Lefter Maliqin njërin nga qeveritarët vendorë më të përkushtuar të këtij vendi. Një bir të këtyre trevave, që pushtetin që i dhanë ju, e përdori për transformime, ndryshime, përmirësim të jetës tuaj, të kushteve tuaja, të punës tuaj në tërësi.

 

Advertisement

Komunat në të cilat qeverisi Lefter Maliqi, pësuan ndryshime më thelbësore se shumë e shumë rajone e komuna të tjera të vendit, dëshmi kjo e përkushtimit, por edhe e ndershmërisë, transparencës, vizionit, dashurisë së tij për të ndryshuar çdo ditë realitetin ku jetoni.

 

Lefter Maliqi në çdo detyre, ka qenë dhe ka dëshmuar një përkushtim të madh. Ai vjen sot si kandidat i koalicionit me mbështetje të plotë dhe totale të demokratëve, të qytetarëve, të Partisë së Lirisë dhe unë kam bindjen e madhe se këtu në Kuçovë, koalicioni ynë do të ketë një nga sukseset më të shkëlqyera“, u shpreh ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy