31 kallëzime për krime zgjedhore janë dorëzuar në prokuroritë e rretheve dhe 1 në SPAK. Padia e fundit është bërë nga kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi, i cili pretendon se anëtarët e KZAZ kanë thyer ligjin duke mos bërë transparencën e duhur në procesin e votimit.
LEFTER MALIQI
Jam në SPAK për të bërë kallëzim për rrëmbimin e mandatit, për vjedhje, shpërdorim detyre, dëmtim materialesh dhe për përdorim të kartave të identitetit në mënyrë të paligjshme, ndërkohë që qytetarët janë jashtë, për braktisjen e komisionit zonal, për shkelje të shumë proceduarave duke filluar nga sistemi i kamerave dhe për ndërrim kutish që kishte mungesa vulash në disa kuti që janë të faktuara me prova, me filmime, votime në grup, votime edhe jashtë qendrave të votimit.Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Maliqi ka vene në pikëpyetje mandatin e fituar nga kundërshtari i tij në garë, Kreshnik Hajdarit I PS, duke i akuzuar anetaret e KZAZ se kanë manipuluar dhe falsifikuar dokumente.
LEFTER MALIQI
Jam i bindur që këtu ka krim shtetëror dhe krim elektoral, po krimi shtetëror është më i madh se janë hedhur miliona euro për të blerë mandatin e bashkisë së Kuçovës. Drejtorë të bashkisë merrnin pjesë në numërim, anëtarët e Këshillit të PS ishin edhe në sistemin e kamerave. Gjithë gjëma u bë në 17 kutitë e fundit, ku unë kam dyshime të provuara që kanë ndërruar kutitë, ndaj janë gjetur kuti pa vula.
Më herët Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se në të 12 qarqet e vendit janë dorëzuar kallëzime penale, ku për 18 prej tyre u vendos regjistrimi, 3 janë refuzuar dhe pjesa tjetër po verifikohet.