Një 50-vjeçar u arrestua në Peqin pasi ka dhunuar dy infermierë si dhe ka dëmtuar xhamat e spitalit.

 

Policia bën me dije se ky person është dërguar në spital nga familjarët pasi ka qenë në gjendje të dehur.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 50 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”. 50-vjeçari është dërguar nga familjarët e tij, në spitalin e Peqinit, për shkak të problemeve shëndetësore, dhe duke qenë në gjendje të dehur, ka dëmtuar xhamat e këtij spitali dhe ka goditur 2 infermieret që po i jepnin asistencën mjekësore”, tha ai.