28-vjeçari i burgosur pret fytin në burgun e Drenovës, dërgohet në spital në gjendje kritike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
28-vjeçari i burgosur pret fytin në burgun e Drenovës, dërgohet në spital në gjendje kritike

I burgosuri pret fytin në Burgun e Drenovës, dërgohet në Spital në gjendje kritike.

 

Një tjetër rast i tentativës për vetvrasje në burgun e Drenovës në Korçë. Burime bëjnë me dije se 28 vjeçari P.S ka tentuar të vrasë veten me një mjet prerës të improvizuar, duke u dëmtuar në pjesën e qafës.

 

Advertisement

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1, pas mesnate. Dyshohet se i burgosuri është kërcënuar nga të burgosurit e tjerë në dhomë, dhe në gjendje depresioni ka tentuar t’i japë fund jetës.

 

Është transportuar në spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

 

Advertisement

P.S është dënuar për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve”, ndërsa ky rast është tentativa e dytë brenda dy javëve në burgun e Korçës që prej rastit të Ll. D.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy