Djali i shoferit të dytë të autobusit që u dogj në një autostradë në Bullgari është shprehur se babai i tij është gjetur i pajetë në kabinën që përdorej për të pushuar.

Në një intervistë të dhënë për mediat bullgare djali i shoferit të dytë të autobusit, që është identifikuar si  Kadrim Memedi 54 vjeç ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen e trupit të pajetë të tij.

Besari deklaroi për BNT se trupi i babait të tij është gjetur në kabinën e gjumit. Djali ka qenë në Bullgari që të identifikojë trupin dhe është kthyer në shtëpi.

Ai është shprehur se babai i tij ka udhëtuar shpesh në Gjermani dhe Turqi dhe i ka njohur rrugët. Autobusi ka qenë në rregull teknikisht, tha djali i tij. Ai tha se, “Besa Trans” ka shërbim edhe në Turqi. Babai i tij është nisur të enjten ndërsa të premten veç më ka qenë në Turqi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndër të tjera ai thekson se në autobus nuk janë lejuar udhëtarë me bagazhe të rrezikshme, as me mjete piroteknike as me naftë. Autobusët kanë qenë 3 vite në përdorim dhe teknikisht në rregull.

Në listën e të mbijetuarve në aksident, sipas Besarit, ka një person me emrin Shadi Nauf al Saleh i cili nuk është në listën e udhëtarëve të “Besa trans”.