Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka mësuar detaje të reja nga arrestimet e sotme në Tiranë.

 

Përveç arrestimit të Erzen Breçanit, djalit të tij dhe 7 punonjësve të policisë, masë arresti është lëshuar edhe për Ervin Matën, një emër i njohur për drejtësinë edhe për përplasjen e bujshme që ka pasur me Ervis Martinajn në 2018 në një lokal në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë një nga shoqëruesit e Martinjat, Fabiol Gaxha nga ish-komandoja Merviol Bilo.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Djali i Berçanit, është i martuar me motrën e Matës, ndërsa urdhri i tyre është lëshuar pas zbulimit të disa komunikimeve në Skyecc.

 

Këto urdhër arreste janë lëshuar nga prokurori i SPAK Vladimir Mara. Akuzat për 11 të ndaluarit janë pastrim parash, grup i strukturuar kriminal, trafik droge, sigurim kushtet për të kryer vrasje, shpërdorim detyre dhe përkrahje e autorit të krimit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";