Atentati ndaj prokurorit/ Kontrolle në shtëpinë e deputetit socialist, SPAK lëshon urdhër arresti për nipin e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Atentati ndaj prokurorit/ Kontrolle në shtëpinë e deputetit socialist, SPAK lëshon urdhër arresti për nipin e tij

Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion ka lëshuar një mandat arresti për Ramazan Rrajën, nipin e deputetit Rrahman Rraja.

 

Pas lëshimit të mandat arrestit, mëngjesin e sotëm SPAK dhe oficerë të BKH kanë kryer kontrolle në disa banesa në zonën e Rinasit, Niklës dhe Krujës me qëllim kapjen e Ramazan Rrajës. Edhe në banesën e deputetit të PS Rrahman Rraja janë  ushtruar kontrolle.

 

Advertisement

SPAK pretendon se Ramzan Rraja, bashkë me kushëririn e tij dhe persona të tjerë, kanë organizuar atentatit ndaj prokurorit Arian Ndoja më 1 nëntor 2019. Në attentat mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, dhe u plagos Landi Muharremi “Rrumi i Shijakut” dhe ish-prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy