Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Redjan Rraja mohon akuzat: Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ Redjan Rraja mohon akuzat: Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen

Prokuroria e Posaçme ka pyetur të pandehurin Redjan Rraja në lidhje me faktin që ADN-ja e tij përputhet me atë që është gjetur në sendet e sekuestruara në automjetin e atentatorëve të prokurorit Arjan Ndoja.

 

Ai nuk i ka pranuar akuzat duke u shprehur se: “Më janë marrë dy herë mostrat e pështymës dhe gjurmët e gishtave në drejtorinë e policisë. Nuk e di si janë përdorur. Në një rast më janë marrë pa avokat, edhe pse kam kërkuar praninë e tij. Po ashtu më kanë marrë shumë rroba në makinën time pas arrestimit.”

 

Advertisement

Redjan Rraja, i akuzuar për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, mohon akuzën në sallën e gjyqit.

 

“Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen”, tha Rraja, ndërsa nuk dha pëlqim për t’u pyetur në proces. Në vijim, prokurori Adnand Xholi lexoi deklarimet e dhëna në vitin 2019, ku po ashtu Rraja ka mohuar përfshirjen e tij në ngjarje.

 

Advertisement

Njëkohësisht, Gjykata e Posaçme delegjitimoi nga procesi një prej avokatëve të Rrajës, Alban Bengasi, i cili është shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen “Plumbi i artë”. Gjykata theksoi se avokati Bengasi nuk legjitimohej, pasi ndaj tij ishte dhëne një masë sigurie “arrest në burg”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy