Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e dyfishtë në Tiranë ditën e djeshme, ku Arsen Muskurti vrau vëllain dhe kunatën.

 

Sipas burimeve të sigurta të Vizion Plus, mësohet se autori i vrasjes Arsen Muskurti ishte njohur dje me fletëthirrjen nga gjykata, kjo pasi ka patur një kallëzim nga i vëllai të cilin e vrau.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dritan Muskurti  kërkonte urdhër mbrojtje ndaj Arsen Muskurtit. Gjithashtu ka patur shpesh herë kallëzime për njëri-tjetrin nga vëllezërit në polici. Ndaj autorit ka patur edhe kallëzime nga banorë të tjerë.

Më 6 shtator do shqyrtohej urdhëri mbrojtjes.

Kërkesa për urdhër të menjëhershëm mbrojtje ka ardhur në datën 26.08.2022 dhe është lënë data 06.09.2022 ora 11:30. Kërkues është Dritani kundër Arsenit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në vitin 2021, ka pasur kërkesë për urdhër të menjëhershëm mbrojtje nga Arseni kundër Dritanit, kërkesë e cila është rrëzuar.