Tre të paraburgosurit që dhunuan punonjësin e policisë do të përjashtohen për 14 ditë nga çdo aktivitet i përbashkët ne burgun e Peqinit.

 

Bëhet fjalë për tre të paraburgosur K.L, K.I dhe A.D.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata do të vlerësohen për të kaluar në regjimin 41/BIS për 90 ditë.

 

Njoftimi

Incidenti në IEVP Peqin, vlerësim për rregjimin 41/BIS

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pas incidentit të ndodhur në IEVP Peqin, ku tre të paraburgosur K.L, K.I dhe A.D goditën punonjësit e policisë në detyrë, nga ana e drejtuesve të IEVP Peqin dhe gjithë zinxhirit drejtues të burgjeve u morën këto masa:
a) Përjashtimi i tre të paraburgosurve për 14 ditë nga çdo aktivitet i përbashkët në IEVP Peqin.
b) Përgatitja e praktikës për të paraburgosurin K.L për kalimin e tij në rregjimin e veçantë për 90 ditë.
c) Referimi i çështjes në prokurori për të tre të paraburgosurit.
d) Ka nisur vlerësimi nëse ndonjëri prej tre të paraburgosurve plotëson elementët për të kaluar në rregjimin 41/BIS.