Ministri Manja monitoron vaksinimin në burgun “Mine Peza”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministri Manja monitoron vaksinimin në burgun “Mine Peza”

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka monitoruar sot nga afër ecurinë e vaksinimit në IEVP “Mine Peza” në Tiranë. Ministri ka vlerësuar faktin që fushata e vaksinimit ka ecur shumë mirë si tek stafi si tek qytetarët në konflikt me ligjin, si dhe ka inkurajuar drejtuesit e burgjeve për intensifikimin e punës ndergjegjësuese për mbulimin 100 përqind me vaksinim në të gjitha IEVP.

 

“Duhet të gjejmë politika stimuluese për vaksinimin. Vaksina deri më tani ka treguar që është mbrojtësi i shëndetit edhe në këtë periudhë që po rriten rastet. Prandaj edhe në ambientet e burgimit apo paraburgimit, duhet të ecim me ritme të shpejta vaksinimi, sepse në fund të fundit të paraburgosurit dhe të dënuarit, kanë probleme me drejtësinë, janë në konflikt me ligjin, por meritojnë shërbimet shëndetësore njëlloj si gjithë qytetarët e tjerë”, ka thënë ministri Manja.

 

Advertisement

Sipas tij duhet të rritet bashkëpunimi me Institutin e Shëndetit Publik, ndërkohë që vaksinimi duhet të përshpejtojë ritmet në të gjitha IEVP.

 

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i burgjeve,  Admir Abrija, ka informuar se në të gjitha IEVP janë vaksinuar plotësisht rreth 3600 persona në konflikt me ligjin, ndërkohë që janë rreth 600 punonjës të cilët ose kanë bërë vetëm dozën e parë, ose nuk kanë bërë asnjë dozë.

 

Advertisement

Nga ana e tij Drejtori i IEVP “Mine Peza”, ka përmendur faktin se në institucionin që ai drejton, nga personali janë vaksinuar 97 përqind.

Ministri Manja, ka folur edhe për një lirim të masave kufizuese të takimeve të të burgosurve dhe të paraburgosurve, në IEVP ku do të arrihet 100 përqind vaksinimi i të dënuarve. Prej nisjes së pandemisë, këto masa kanë ardhur duke u rritur.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy