Fusha e mbetjeve në Vlorë u përfshi këtë të mërkurë nga flakët.
Zjarri ra orët e para të mëngjesit, ndërsa e gjithë zona u pushtua nga tymi dhe era e keqe nga djegia e plastikës.
Banorët e lagjes “Kushtrim” thanë se zjarrvënia është e qëllimshme pasi situata është e përsëritur.
BANORE
“Nga ora 1 e natës ra zjarri. Punëtorët me siguri e kane bere, ata që mbledhin mbeturinat. Gjithmonë këtu i njëjti avaz.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Për neutralizimin e flakëve u angazhuan forcat e shërbimit zjarrfikës.
Ndërkohë, kryebashkiaku Dritan Leli tha se djegia e mbeturinave vazhdon të jetë një problem i mbartur ndër vite që do të marrë fund me ndërtimin e landfillit të Serishtës.
DRITAN LELI – KRYEBASHKIAK I VLORES
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Ne jemi duke punuar për përfundimin e projektit të landfilldit Sheristës, por ka pasur vonesa për shkak të problematikave që po përballet e gjitha Europa. Shpresoj që para fillimit të sezonit turistik të jetë funksional.”
Vatra e zjarrit u shua vetëm gjatë mesditës.
Edhe një vit më parë, ky venddepozitim i plehrave urbane u dogj, duke shkaktuar një ndotje të madhe mjedisore në zonë.