“Diploma nuk mund të jetë peng”, është kjo një ndër thirrjet e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë kundër projektligjit të qeverisë. Studentë me bluza të bardha po marshojnë drejt parlamentit duke protestuar kundër vendimit të qeverisë, i cili parashikon që studentët e mjekësisë duhet të shërbejnë 5 vite në Shqipëri në mënyrë që të mund të marrin diplomën e tyre.

Ata shprehen se ky vendim shkel të drejtat e tyre dhe i kushtëzon.

Nga ana tjetër qeveria shprehet se studentët kanë në dorë që të zgjedhin nëse duan të nënshkruajnë marrëveshjen apo të paguajnë tarfiën e plotë të shkollimit të tyre.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Projektligji parashikon që studentët e vitit të parë duhet të punojnë 5 vite, studentët nga viti i dytë deri në të katër tre vite, ndërsa nga nga viti i pestë dhe i gjashtë, dy vite.