Rama: Studentët e mjekësisë do të shërbejnë 5 vitet e para në Shqipëri, ndryshe paguajnë tarifë të plotë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Studentët e mjekësisë do të shërbejnë 5 vitet e para në Shqipëri, ndryshe paguajnë tarifë të plotë

Kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet nga vendimi i qeverisë për të mos lejuar studentët e mjekësisë të marrin diplomën nëse nuk shërbejnë në Shqipëri gjatë pesë viteve të para pas diplomimit.

 

Pas mbledhjes së qeverisë, kreu i qeverisë theksoi se studentët e diplomuar duhet të shërbejnë fillimisht në Shqipëri e më pas të mund të largohen. Sipas Ramës në të kundërt studentët duhet të paguajnë tarifë të plotë që mbulon formimin e tyre profesional.

 

Advertisement

“Nuk paguan populli shqiptar taksa për mjekë që me tarifa simbolike dhe universitet që mbahet nga taksat e popullit shqiptar, të ikin që vitin e parë. Ama, patjetër që nuk u ndalohet e drejta atyre që janë në universitet që të largohen, në rast se duan të largohen. Tarifa është një tarifë që do përcaktohet nga shteti sipas ligjit, por e cila është një tarifë që mbulon plotësisht kostot e nevojën që ka universiteti për të formësuar një student”, thotë Rama.

 

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thekson se po punohen për të përdorur politikat e duhura për të frenuar largimin e mjekëve nga vendi. Ajo tha se po punohet që numri i kuotave të studentëve të mjekësisë të bëhet 500, në mënyrë që në të ardhmen të ketë më shumë profesionistë në këtë fushë.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, studentët kanë kundërshtuar këtë nismë të qeverisë duke protestuar. Megjithatë, ministrja e Shëndetësisë dhe ministrja e Arsimit dhe Rinisë kanë zhvilluar takime me studentë për t’u konsultuar me ta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy