Manastirliu: Nga viti i ardhshëm hapen edhe 150 kuota të reja pranimi për studentët e Mjekësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Manastirliu: Nga viti i ardhshëm hapen edhe 150 kuota të reja pranimi për studentët e Mjekësisë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata kanë nënshkruar Memorandumin e ri të Bashkëpunimit midis Universitetit të Mjekësisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Manastirliu deklaroi se ky Memorandum, i hap rrugë një bashkëpunimi më të ngushtë për edukimin e profesionistëve të sistemit shëndetësor, siguron rritjen e kapaciteteve, ofrimin e praktikave klinike e profesionale për profesionistët e shëndetësisë dhe mbi të gjitha, shtimin e kuotave të reja të pranimit në Mjekësi, duke filluar nga viti i ardhshëm.

Advertisement

“Do të jenë 150 kuota pranimi mbi ato aktualet, që e çojnë numrin e përgjithshëm të studentëve të cilët do të pranohen në Fakultetin e Mjekësisë në 450 studentë/vit. Kjo është pjesë e planit tonë disavjeçar për të patur më shumë mjekë të përgjithshëm”, nënvizoi Manastirliu.

Teksa e ka konsideruar një sfidë rritjen e kuotave në Mjekësi, ministrja u shpreh se edhe spitalet të tjera rajonale apo spitali Memorial Fier, ku është investuar së fundmi, do të vendosen në funksion të formimit dhe edukimit të studentëve dhe specialistëve të Mjekësisë.

Advertisement

“Nuk është një sfidë e lehtë për të realizuar standardet me universitetet e tjera, në qytete të tjera, sikurse është Universiteti i Durrësit apo Universiteti i Elbasanit, por ngarkesën më të madhe do ta ketë sërish Universiteti i Mjekësisë së Tiranës. Ndërkohë që do të kemi mundësi që në sajë të investimeve që kemi bërë në gjithë këto vite, spitalet rajonale duke filluar nga spitali Rajonal i Elbasanit, spitali Rajonal i Durrësit, i Shkodrës dhe mbi të gjitha Spitali Memorial, i cili është një spital që ofron shërbime terciare për qytetarët e rajonit të jugut, do të kenë mundësi që të vënë hapësirat edhe burimet e tyre njerëzore në funksion të rritjes të kapaciteteve, të formimit dhe edukimit të studentëve dhe specialistëve të mjekësisë” tha Manastirliu.

Lidhur me ndërkombëtarizimin e universitetetit të Mjekësisë, Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se po ecën me ritme shumë të mira bashkëpunimi me Universitetin e Bolonjës dhe Universitetin e Mjekësisë në Budapest, në kuadër të zhvillimit të doktoraturave të përbashkëta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy