Personat me aftësi të kufizuar në Pogradec protestuan këtë të hënë. Ata u mblodhën para bashkisë ndërsa kërkuan zbatimin e një vendimi të fomrës së prerë të dhënë nga gjykata për marrjen e pagave të indvaliditetit gjatë periudhës 2005-2010.

 

Ndonëse vendimi, sipas tyre, është dhënë afro një vit më parë, autoritetet ende nuk kanë marrë asnjë masë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Lidhur me rastin, bashkia Pogradec tha se është në pritje të çeljes së fondit nga ana  e ministrisë së financave me qëllim zgjidhjen e këtij ngërçi.

 

Sipas vendimit të gjykatës, janë 200 perosna me aftësi të kufizuar që përfitojnë pagesat e pesë viteve, ndërsa shuma në total është rreth 20 milion lekë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";