Shahpaska: Regjistrimi do të pasqyrojë nevojat në qendrat e personave me aftësi të kufizuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sot i vizitoi qendrat ditore për personat me aftësi të kufizuara dhe për personat me autizëm, në lagjen Tophanës në Shkup.

“Në Qendrën ditore për fëmijë me autizëm, ku shërbimet i jep shoqata joqeveritare “Imago plus”, kryhen trajtime individuale dhe grupore për rreth 108 fëmijë të moshës prej 20 muaj deri në 14 vjeç. Qendra për fëmijë me autizëm është rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm midis sektorit të shoqërisë civile dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Këtu, fëmijët me autizëm marrin trajtimet më të përshtatshme që përmirësojnë shëndetin e tyre”, kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Në Qendrën ditore janë të punësuar logopedë, psikologë, edukatorë specialë dhe punonjës socialë. Përveç fëmijëve me autizëm, ata kujdesen edhe për fëmijët me sindromën Daun, paralizë cerebrale dhe paaftësi mendore. Përveç trajtimeve psikosociale dhe mbështetjes për fëmijët, ekipi gjithashtu ofron këshillim për prindërit e tyre.

Puna e tyre e suksesshme është e dukshme. Çdo vit rreth 20 fëmijë me disleksi ose disgrafi pas 12 muajsh trajtimi janë gati të përfshihen lehtësisht në kopshte ose shkolla.

Advertisement

Shahpaska theksoi se qëllimi përfundimtar i reformës sociale është një shoqëri gjithëpërfshirëse, e cila do të thotë një ndryshim nga qasja tradicionale pasive në një qasje aktive në ofrimin e mbrojtjes sociale.

Shahpaska: Regjistrimi do të pasqyrojë nevojat në qendrat e personave me aftësi të kufizuar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy