Kjo e hënë është ditë feste për familjen Berisha. Ish-kryeministri uroi gruan e tij, Liri Berisha për 50-vjetorin e martesës dhe ditëlindjen e saj.

 

Në urimin e tij publik, Berisha e falënderon bashkëshorten për sakrificat dhe dashurinë e gjithë këtyre viteve.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“50-vjetori i martesës tonë dhe ditëlindja e Lilit! Miq, 5 korriku është për ne ditë festash shumë të veçanta. Por e sotmja është më e veçantë për ne. Bashkë me ditëlindjen e Lilit, ne sot festojmë edhe 50-vjetorin e martesës. Në jubileun e këtij udhëtimi të përbashkët 50-vjeçar, mirënjohja e pakufishme e imja dhe dhe e fëmijëve është për Lilin, e cila me dashurinë, përkushtimin, mirësitë, sakrificat e saj ka qenë dhe mbështetje e jashtëzakonshme dhe eleksiri i vërtet i jetës tonë. Një urim të përzemërt dhe mirënjohje të thellë për ju miqtë tanë kudo që jeni që me miqësinë tuaj i keni dhënë jetës tonë dimensionin më njerëzor, më fisnik, më social të saj. Gëzuar Lili së bashku me dëshirën e Zotit edhe dekada të tjera!”