Trupi i shoferi të dytë të autobusit që u aksidentua në autostradën e Strumës, Kadri Mehmetit, 54-vjeç, u gjet në kabinën e fjetjes në autobus.

Këtë e ka konfirmuar djali i tij Besarti, për televizionin bullgar BNT, i cili ka shtuar se trupi i babait të tij është identifikuar tashmë dhe se ai kishte mbi 20 vite përvojë pune.

Sipas Besarit, në autobus nuk janë lejuar pasagjerë me bagazhe të rrezikshme  as me mjete piroteknike, as me karburant.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës, ku autobusi që po kthehej nga Turqia me turistë kryesisht nga Maqedonia e Veriut, u përplas dhe shkaktoi një tragjedi. Sipas autoriteteve bullgare 44 persona humbën jetën, mes të cilëve janë 12 fëmijë, 2 prej të cilëve binjakë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";