Partia Demokratike do të nisë protestat për zgjedhje të lira e të ndershme pas publikimit të raportit të ODIHR për 11 majin.

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar demokrat Berisha deklaroi se vëzhguesit ndërkombëtarë e bënë pjesën e tyre, tani i takon opozitës dhe qytetarëve të ngrihen kundër qeverisë.

“Të ngrihemi në protesta të fuqishme”, tha Berisha.

Berisha tha se raporti i ODIHR tregoi se Partia Socialiste  dhe shteti u bënë një në fushatë elektorale, duke e shndërruar 11 majin në farsë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Natyrisht raporti nuk mund të shkruajë ato që nuk shkruhen. Jo. Ai ka pasur detyrë, ata burra e gra kanë pasur detyrë të thonë nëse zgjedhjet përputhen me standardet ndërkombëtare apo jo. Dhe ata faktojnë se në një demokraci pluraliste, këto zgjedhje nuk përputhen ndërkombëtare në parimin më themelor të barazisë.Ata faktojnë se u përdorën të gjitha mjetet për të shndërruar një proces elektoral në farsë”, tha kreu i PD.

Sipas Berishës Partia Demokratike do të përpiqet që edhe me gjetjet e ODIHR të informojë faktorin ndërkombëtar për shkeljen e standardeve zgjedhore në 11 maj./vizionplus.tv