“Odihr i dha të drejtë opozitës”/ Bylykbashi: U konfirmua masakra elektorale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Odihr i dha të drejtë opozitës”/ Bylykbashi: U konfirmua masakra elektorale

Raporti përfundimtar i OSBE Odihr i dha zë akuzave të opozitës për parregullsi në zgjedhjet parlamentare, duke nisur nga përdorimi i shtetit në favor të partisë që drejton vendin tek pretendimet e besueshme për blerje të votave.

Oerd Bylykbashi, demokrati që ka drejtuar reformat zgjedhore ne emër të PD në vitet e fundit shpjegon se gjetjet e Odihr flasin për masakrën e standardeve zgjedhore. Dhe për të argumentuar këtë ai iu referohet rekomandimeve që Odihr ka bërë në 4 vitet e fundit.

 

OERD BYLYKBASHI

Advertisement

DEPUTET I ZGJEDHUR, PD

 

“Në vitin 2017 problemi kryesor ishte shitblerja e votës, vazhdon rikonfirmohet. Në vitin 2019 ishte presioni mbi administratën dhe abuzimi me burimet shtetërore, tani kemi edhe cënimin e sekretit të votës. Pra të gjitha themelet për zgjedhje të lira dhe të ndershme janë të shpartalluara”

 

Advertisement

Sipas Bylykbashit raporti për zgjedhjet e 2021 konfirmon se zgjedhjet në Shqipëri nuk ishin as të lira dhe as të ndershme, duke ironizuar numrin dy te socialisteve Taulant Balla.

 

“Kushdo që pretendon se ky është raporti më I mirë në 30 vjet ose nuk ka kuptuar asgjë ose është thjesht protagonist I kësaj masakre zgjedhore. “

 

Advertisement

Por vëzhguesit e Odihr vlerësojnë pozitivisht administrimin e zgjedhjeve e teknologjinë dhe Bylykbashi ka një sqarim për te gjithë skeptiket e marrëveshjes së 5 qershorit, duke theksuar se opozita bëri maksimumin për të mbrojtur votën e shqiptarëve.

 

“Për aq sa mund ta mbrojë ligji apo edhe teknologjia. Pra kutitë sot është zor të mbushen për shkak të identifikimit biometrik, mekanizmi I komisioneve me dy palë mbrojti kutitë e votimit në mënyrë maksimale, numërimi gjithashtu ishte diçka që funksionoi. Pra tam-tamet e PS se e gjithë gjëma do të ishte tek administrata me emërime politike nuk është e vërtetuar.”

 

Advertisement

Por duke lexuar Odihr, Bylykbashi shpjegon se problemet e zgjedhjeve janë zhvendosur muaj para ditës se votimit. Sipas tij me sistemin e patronazhistëve, me përdorimin e shtetit duke nisur nga legalizimet tek demshperblimet për tërmetin e deri ditën e zgjedhjeve PS ka krijuar një sistem kontrolli të votës.

 

“Nevoja është që ti vendosim një pritë betoni të lartë kësaj dallge kriminale që po shkatërron zgjedhjet e shqiptarëve. Kjo ndodh 6 muaj apo 7 muaj para ditës së zgjedhjeve, na duhet ti gjejmë zgjidhje këtyre lloj problemeve, përndryshe zgjedhjet e shqiptarëve mund të jenë çfarëdolloj gjëje por vetëm të lira e të ndershme nuk janë. “

 

Advertisement

Për të gjitha këto arsye Oerd Bylykbashi thekson se reforma e ardhshme zgjedhore duhet të këtë vetëm një qëllim.

 

 “Ne na duhet të shohim të gjitha ato aspekte, të cilat i garantojnë shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme. Nëse zgjedhjet shihen vetëm si interes i partive politike ky është gabim themelor.”

 

Advertisement

Reforma zgjedhore nuk do të jetë e vetmja që pritet të nisë në shtator; pasi opozita është e interesuar për një ndarje të re territoriale para zgjedhjeve lokale dhe kryetari i demokratëve Basha ka folur edhe për ndryshime kushtetuese.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy