Basha: Masakra elektorale e bëri PD-në, më të fortë dhe më të bashkuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha: Masakra elektorale e bëri PD-në, më të fortë dhe më të bashkuar

Lulzim Basha zhvilloi këtë të martë takime me demokratët në zonën e Kombinatit, Unazës së Re në Tiranë si dhe të Shijakut në kuadër të zgjedhjeve për kreun e partisë.

Basha tha se kjo garë është provë e vlerave dhe e gatishmërisëse PD për të vazhduar bashkë betejën për të përmbushur aspiratën e njerëzve për ndryshim.

Vetëm të bashkuar, shtoi Basha,  me shumicën e shqiptarëve që në 25 prill votuan për ndryshimin do të largojmë regjimin e pakicës Rama-Doshi

 

Advertisement

E para, kurrë më parë më parë në 30 vite demokraci me gjithë krizat e saj, përmasat e masakrave zgjedhore nuk kanë qenë të tilla si të 25 prillit. Qoftë në volumin e të keqes, qoftë blerje votash, dhunim, shantazh, kërcënim, shpunësim, qoftë në katalogun e padrejtësive duke filluar nga rikthimi në jetë i praktikave të sigurimit të shtetit përmes vjedhjes dhe përdorimit e të dhënave personale.E pra kësaj beteje njësoj si për përballjeje në netët më të fotohta, me brutalitetin policor tek Unaza e Re ne iu kundërvumë vetëm me fuqinë e shpirtit tonë me duart bosh pa asnjë pushtet institucional, formal apo fizik. Por ama me pushtetin më të madh që zoti mund t’i falë njerëzve të mirë, me pushtetin moral të një familje politike që e ka dhe e ruan me krenari vetëdijen se ka lindur nga lëvizja e dhjetorit, se ka përmbysur komunizimin, se ka sjellë demokracinë, se ka luftuar për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e njeriut se i ka sjellë Shqipërisë etapa të rëndësishme të rrugëtimit të saj, që nga antarësimi në Këshillin e Europës, tek antarësimi në NATO, që nga heqja e viziva, tek marrja de fakto e statusit kandidat, që nga investimet në infrastrukturë tek dyfishimi i rrogave për mësues e kategori të tjera, për pensionistët, dhe zhvillimi ekonomik, dhe investime të huaja si askush tjetër. Jo më kot të gjitha këto arritje të Shqipërisë, për Shqipërinë, të shqiptarëve për shqiptarët, mbajnë vulën tuaj, mbajnë vulën e demokratëve, mbajnë vulën e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

 

Basha shtoi se në 25 prill ra demokracia.

 

Advertisement

 

Me 25 prill përkohësisht ka rënë demokracia, ka rënë demokracia dhe këtë dueht ta themi me gojën plot sepse demokraci nuk është një koncept abstrakt, por është vullneti i shumicës. Kur vullnetit të shumicës i mbivendoset dhuna, tjetërsimi, mekanizmat e shtetit, të bandave, të pakicës atëherë nuk ka demokraci. 25 prilli nuk është dita ku shumica vendosi, por është dita kur përdhunshëm mekanizmat e Edi Rames e Erion Veliajt dhe bandave dhe ologarkëve të tyre morën peng këtë vullnet, moren peng zhvillimin, morën peng ëndrrën pë ndryshim. Janë të vetëdijshëm për këtë krim, janë të vetëdijshëm për at çfarë i kanë shkaktuar shoqërisë, vendit dhe demokracisë.

Ndaj menjëherë pas kësaj masakre janë hedhur me një makineri te sofistikuar propagande në agresion sërish ndaj Partisë Demokratike. Sepse përtej masakrës zgjedhore, përtej blerjes masive të votës, përtej dhunës sistematike ndaj aktivistëve tanë, ne jo vetëm nuk u zvogëluam, por u rritëm dhe këtu s’e kam fjalën vetëm për rritje numerike që është e faktuar në degët që ju mbuloni, në KZAZ-te që ju mbuloni. Nuk e kam fjalën as për rritjen e madateve formalisht sepse ato nuk reflektojnë rritjen e vërtetë, e kam fjalën për rritjen morale, e kam fjalën për faktin që në këtë betejë ata dolën me horra, me kriminelë, me njerëz të korruptuar, me shukun e parave që ua vodhën duke varfëruar dhe duke zbrazur tavolinat e shqiptarëve për t’ju blerë mjerimin sa më lirë.

 

Advertisement

Lulzim Basha ripërsëriti se pas 25 prillit, PD ka dalë më e fortë.

 

 

 

Advertisement

Vëllezer dhe motra, tre janë elementët kryesorë pse përkundër kësaj masakre jemi sot më të mëdhenj, më të fortë dhe më të bashkuar sesa hymë në këtë betejë. Arsyeja e parë dhe kryesore është se pavarësisht prej mosmarrëveshjeve dhe pakënaqësive që janë normale në çdo familje politike, ju ditët t’i sheshonit ato dhe të futeshit në betejë të bashkuar. Anti-vlerave të Edi Ramës nuk iu pergjigjem me këtë betejë dhe kjo është arsyeja e dytë sepse masakres zgjedhore të 25 prillit Partia Demokratike i rezistoi jo thjeshtë duke qendruar, por duke u rritur dhe forcuar. Arsyeja e tretë eshte padiskutim programi për të cilin ju fola, por unë besoj se asnjë prej këtyre të trejave në vetvete apo të treja bashkë, nuk kishin për të mjaftuar po mos të kishim një arsye tjetër, më të madhe. Si është e mundur, pra, në kushtet e masakrës zgjedhore, me një regjim që bëri gjithçka, besimi tek Partia Demokratike nuk u ul por u rrit dhe po  mos të ishte për masakrën zgjedhore do të sillte përmbysjen e regjimit. Sepse i bindëm shqiptarët jo me fjalë por me vepra, me sakrificën tonë që këtë betejë nuk e bëjmë për veten tonë, nuk e bëjmë për karrigen time, nuk e bëjmë për karriget tuaja por e bëjmë për ta e do të vazhdojmë ta bëjmë për ta. 25 Prilli nuk ka sjellë asnjë zgjidhje për Shqipërinë, nuk i është përgjigjur asnjë pyetjeve të shqipëtarëve. I ka zmadhuar dilemat dhe pikëpyetjet që ata kishin, i ka bërë dhe më të mëdha dhe më të thella plagët e para 25 Prillit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy