Basha nis fushatën: Do jemi më të bashkuar e më të fortë nga ky proces

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha nis fushatën: Do jemi më të bashkuar e më të fortë nga ky proces

Lulzim Basha nisi fushatën për zgjedhjet brenda PD, nga qarku i Beratit. Në takimet me demokratet në disa bashki, Berat, Ura Vajguore ( Dimal) dhe Kucovë, Basha tha mes të tjerash se nga proces zgjedhor PD do të dalë më e bashkuar dhe më e fortë.

Ne, tha Basha, jemi të vetmit që kemi fuqinë, përvojën dhe kurajën për ta çuar deri në fund betejën tonë për ndryshim

 

 

Advertisement

Me përgjegjësinë më të madhe që na kanë ngarkuar shqiptarët përkundër të gjithë kushteve të betejës së 25 prillit, jam këtu t’ju kërkoj të vazhdojmë së bashku këtë përballje. I vetëdijshëm  për të gjitha çfarë kemi arritur bashkë, pavarësisht asaj dhe atyre që kishim përballë, por po kështu të gatshëm për të pranuar, për të ndrequr gjithçka që është në dorën tonë për t’u ndrequr.

Unë e di që ju e doni Partinë Demokratike të jetë e bashkuar dhe e fortë dhe ju garantoj që ky është dhe prioriteti im i parë dhe kryesor që nga kjo garë, nga ky proces i brendshëm të dalim të bashkuar dhe të fortë.

Partia Demokratike është më e madhe se gjithsecili prej nesh, duke filluar nga kryetari e deri tek anëtari më i thjeshtë dhe është edhe më e madhe se arritjet apo gabimet e gjithsecilit prej nesh, por vetëm bashkë me të gjitha arritjet dhe gabimet tona e di se mund dhe do t’ia dalim në krye për ta çuar deri në fund misionin me të cilën e kemi nisur betejën për ndryshim.

 

Advertisement

 

Basha shtoi  dhe një herë tjetër se zgjedhjet e 25 prillit ishin një masakër elektorale.

 

 

Advertisement

Takohemi pak javë pas një prej betejave më të rrepta që ka njohur vendi dhe që ka kryer Partia Demokratike në 30 vite të pluralizmit. Një betejë e cila është luftuar në çdo cep të Shqipërisë, edhe këtu në Kuçovë nga demokratët e drejtuar nga ju dhe nga qytetarët e etur për ndryshim. Një betejë që siç e kam thënë prej ditës së parë, nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë dhe rregullat demokratike sepse të vetëdijshëm siç kemi qenë prej ditës së parë, nuk hyjmë në betejë me një kundërshtar politik, por me një regjim i cili i ka bërë në një partinë dhe shtetin siç u demonstrua dhe u zbardh publikisht edhe nga misioni i OSBE-OHDIR dhe ka perfeksionuar skemën e bashkëpunimit me krimin e organizuar. Nga kjo pikëpamje, ndonëse stacioni i 25 prillit nuk përbën ndryshimin për të cilin luftuam, ndonëse ndryshimi përkohësisht është i ndalur, diçka e kemi arritur: kemi treguar forcën tonë, por dhe forcën e njerëzve. Sepse jemi përballur njësoj si në 91-shin, ne me asgjë dhe ata me gjithçka.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy