Basha nis fushatën tjetër: Nuk do i njohim zgjedhjet e 25 prillit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha nis fushatën tjetër: Nuk do i njohim zgjedhjet e 25 prillit

Lulzim Basha eshte kthyer ne Durres per here te pare pas humbjes se zgjedhjeve parlamentare dhe deklarata e pare qe lideri i opozites ka bere para demokrateve eshte se nuk do ta njohe rezultatin e 25 prillit.

Nga qyteti bregdetar Basha ka sqaruar se zgjedhjet parlamentare ishin nje masaker elektorale ku dominoi shitblerja e votes dhe shteti u perdor ne funksion te partise socialiste.

 

LULZIM BASHA

Advertisement

KRYETAR I PD

 

“Është e qartë si ky diell që shndrin që ky rezultat nuk do të njihet kurrë dhe për kë mendon se 25 prilli është mbarimi i betejës tonë për t’u siguruar durrsakëve dhe të gjithë shqiptarëve të ardhmen që meritojnë në vend të masakrës mbi demokracinë, mbi familjet e tyre, mbi bizneset e tyre, mbi të  ardhëm e tyre e ka gabim. Beteja jonë vazhdon dhe do të vazhdoje deri në përmbysjen e regjimit Rama-Doshi.”

 

Advertisement

 

Basha u ka premtuar demokrateve se do te coje deri ne fund betejen kunder manipulimit te zgjedhjeve duke nisur nga 180 padite qe jane depozituar ne prokurori deri tek procesi I ankimeve ne KQZ.

 

 “Është e njëjta KQZ dhe i njëjti KAS i cili me urdhër të Edi Ramës prishi fletën e votimit, pasi prishën Kushtetutën dhe pasi miratuan në mënyrë anti-Kushtetuese ndryshimet e 5 tetorit.Por ne do të dokumentojmë deri në fund provat e masakrës elektorale dhe do ta vazhdojmë betejën tonë në çdo hapësirë me çdo mundësi, me të gjitha forcat dhe mjetet tona. Një gjë është e sigurt. Fundi i kësaj beteje është një dhe vetëm një, përmbysja e këtij regjimi”

Advertisement

 

Per here te pare basha ka folur per partine demokratike, per zerat kritike kunder tij, duke lajmeruar se se shpejti edhe vete ai do ti nenshtrohet procesit zgjedhor.

 

 “Ne jemi një shtëpi e madhe. Gjithkush ka mendimet, kontributin, investimet, sakrificën, të mirat, të metat dhe gabimet e tij apo të saj. Këtu pa diskutim, bëj pjesë edhe unë por një gjë na bashkon; vendosmëria për të vazhduar për t’i shërbyer këtij vendi dhe këtyre njerëzve. Një gjë është e qartë, që ju keni patur dhe keni përgjegjësinë dhe mundësinë për të vendosur kush ju përfaqëson dhe kush ju drejton. E keni patur në të kaluarën dhe do ta keni përsëri shumë shpejt por ndërsa ju them këtë, po ju them që nuk ka në shtëpinë tonë asnjë të tepërt. Mendimet, idetë konstruktive, kritikat konstruktive vetëm na ndihmojnë dhe ne duhet t’i mirëpresim.”

Advertisement

 

Por sipas Bashes te gjitha keto debate do te spostohen ne kohe, pasi prioritet eshte beteja per zgjehdje te lira e te ndershme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy