Vrasësi Dan Hutra që ekzekutoi me gjakftohtësi 3 gra dhe plagosi 3 të tjera, i kreu krimet tronditëse vetëm 14 ditë pasi u lirua nga burgu.
I ndodhur në qeli që prej 16 qershorit të vitit të kaluar, në 8 shkurt ai mori dënimin me një vit e 6 muaj burg për dhunë në familje. Ndërsa në 16 shkurt, me një vendim të dytë, Gjyaka e la të lirë për shlyerje të dënimit.
Prokurori i çështjes Robert Kote tha për vizion plus se ai kërkoi që Dan Hutra të dënohej në proporcion me veprën penale të kryer, pasi autori nuk e kishte dhunuar fizikisht ish bashkëjetuesen, e po ashtu kishte tri deklarata te bëra nga vetë ajo dhe babai i saj për nomalizimin e marrëdhënieve me 40 vjecarin.
Vepra penale e dhunës në familje parashikon një dënim maksimal prej 5 vitesh burg. Por prokurori është mjaftuar me vetëm 18 muaj, edhe pse Dan Hutra ishte dënuar për vrasjen e gruas së parë vetëm 22 vjece e po ashtu edhe për përdhunim dhe krime të tjera.
Të njëjtit arsyetim, duke shpërfillur precedentët e rëndë penale të Dan Hutrës, I qëndroi edhe gjyqtari Gerd Hoxha.
Në vendimin e dënimit, ai shkruan arsyeton se Hutra duhet të qëndrojë 1 vit e gjashtë muaj në burg, për shkak se ai është shtyrë nga motive të dobëta si xhelozia për të kërcënuar por jo për dhunuar të fejuarën Elena Hysa. Po ashtu 40 vjeçari po priste një fëmijë për të cilin duhet të mbante përgjegjësi për ta rritur dhe edukuar. Sipas Gjyqtarit, Dan Hutra ishte me 8 klase shkollë, I paaftë për të kuptuar normat sociale dhe që I duhej të kujdesej për nënën e moshuar.
Prokurori dhe gjyqtari nuk morën parasysh në vendimet e tyre se Dan Hutra ishte një përsëitës në krimet Brenda familjes, e vecanërisht në dhunen ekstreme ndaj grave. Mungesa e një hetimi të thelluar dhe shqyrtimi thuajse sterol të rastit, coi në liri Dan Hutrën, që pasi ja hodhi drejtësisë, shkaktoi masakrën me 3 të vrarë e tre të plagosur.
Për vendimet e lirimit të Dan Hutrës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka urdhëruar nisjen e verifikimeve për të parë nëse ka patur apo jo shkelje ligjore.