Presidenti malazez Milo Gjukanoviç, njëherazi edhe kreu i Partisë Socialdemokrate, ka konfirmuar mbështetjen për modelin e një qeverie të pakicës.

Kriza politike në qeverinë malazeze doli në pah kur zv/Kryeministri Dritan Abazoviç dorëzoi në parlament një mocion mosbesimi ndaj qeverisë ku ai bën pjesë. Kjo lëvizje e tij u pasua me vendimin e kryeministrit Zdravko Krivokapiç për shkarkimin e Abazoviç nga qeveria.

Në një Intervistë për mediat vendase, Gjukanoviç e cilësoi qeverinë e pakicës si zgjidhjen më të mirë për dalje nga kriza aktuale politike.

Mbështetja e Presidentit malazez për një qeveri të pakicës vjen përpara se Kuvendi të mbajë këtë muaj një seancë për shkarkimin e kabinetit aktual.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Qeveria e pakicës u propozua nga lideri i partisë URA, Dritan Abazoviç i cili përflitet se do të jetë edhe kryeministri i këtij kabineti.