Dritan Abazoviç: Nesër do të mësojmë nëse qeveria e Malit të Zi do të bjerë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dritan Abazoviç: Nesër do të mësojmë nëse qeveria e Malit të Zi do të bjerë

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç këtë të premte ka deklaruar se të shtunën do të zbulohet dhe nëse qeveria e ka apo jo mbështetjen e Kuvendit.

Në një deklaratë për mediat ai është shprehur se nuk ka pasur bisedime jozyrtare me liderët e shumicës parlamentare.

“E gjitha varet nga ne, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në fund. Është detyrimi ynë, si njerëz që kryejmë funksione të përgjegjshme, të komunikojmë edhe kur nuk mund të arrijmë një marrëveshje. Shpresoj se do të gjejmë zgjidhjet më të mira”, tha Abazoviç.

Ndër të tjera ai është shprehur se situatën aktuale e ka diskutuar edhe me kreun e SNP-së, Vladimir Jokoviç, si dhe me krerët e tjerë të partisë.

Advertisement

“Ne të gjithë po përpiqemi të japim një kontribut, nuk ka risi nëse dikush dëshiron të nxjerrë disa teori konspirative nga kjo”,  është shprehur ai.

Ndërkohë pyetjes për mbështetjen që ka qeveria, ai është shprehur se nuk po shmanget nga ndryshimet demokratike.

“Përderisa nuk votohet kundër, do të thotë i ka votat. Unë nuk po i iki asnjë ndryshimi demokratik, nëse dikush më pyet nëse ju mendoni se do të ishte mirë që më në fund njerëzit të votojnë, mendoj se do të ishte një lehtësim i madh për qeverinë, nëse zëvendëskryeministri, ministrat e tjerë, nëse të gjithë kanë mbështetjen e parlamentit apo jo”, ka thënë ndër të tjera Abazoviç.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy