Gazetari Sokol Bregu ka deklaruar se arrestimi i Nuredin Dumanit ka qenë aksioni më i madh i policisë.

 

Në një intervistë për Quo Vadis, ai tha se SPAK i ka frikë trafikantët dhe sipas tij këta të fundit janë të lidhur me politikën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por sipas gazetarit gjatë vitit 2022 priteshin arrestime të ministrave, por në fund SPAK kapi Alqi Bllakon, ish deputetin e PS.

 

SPAK i ka frikë trafikantët në Shqipëri. Kjo tregon që ata kanë lidhje me politikën. SPAK nuk i godet dot kurrë. Por kur vjen puna që të lidhet me Guarda di Finanza apo me DEA-n arreston çdokënd me lidhje politike. Kur ka bashkëpunim ajo i shkatërron të gjitha. Kurbëhet fjalë për një hetim individual të SPAK në Shqipëri, çalon dhe i lë jashtë. Dhe vijmë tek rasti më i madh që të gjithë e konsiderojnë si rast i bujshëm, Dumani, por ishte një rast që vërtet çoi përpara drejtësisë të gjithë ajkën e krimit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Juridikisht i nxorri të pandehur. Problemi është se askush nuk u kap. Drejtori i Policisë nuk tha se kush e dekonspiroi operacionin. Ne prisnim arrestimin e shumë ministrave gjatë këtij viti, ishte përfolur shumë për ish ministrin e Shëndetësisë Beqajn, ish ministrin e Financave dhe në fund fare u arrestua vetëm Alqi Bllako që ishte një blerje e fundit në PS. Po të vijë për t’ia dhënë drejtësisë ja dhana me shumë qejf”.