Qytetarët po ndërgjegjësohen gjithmonë e më shumë mbi rëndësinë që ka shëndeti mendor.

 

Edhe pse pritej që viti 2021 të kishte më shumë vizita te psikologu për shkak të ndikimit të pandemisë, ky vit ka shënuar dyfishim të personave që kërkojnë ndihmë të specializuar për problemet e tyre psikologjike.

Presidentja e Urdhrit të Psikologut, Valbona Treska tregon se kjo lidhet me rënien e paragjykimit për rolin e psikologut dhe pranimin e problemeve mendore nga qytetarët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Evidentimi i problemeve të theksuara mendore sipas psikiatres Arjana Rreli vjen kryesisht nga të rinjtë, që kanë mosmarrëveshje në punë.

 

Ajo shprehet se i duhet të kryejë rreth 20 vizita në ditë, ndonëse në kushte normale duhet të bëjë maksimumi 6, gjë që përkthehet në ngarkesë pune.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Rritjen e vizitave, psikologja dhe pedagogia Jonida Haxhiu e lidh edhe me temperaturat e larta.

 

Në vendin tonë, numri i psikologëve është në rritje çdo vit. Megjithatë, nga 1900 në total vetëm 1200 prej tyre janë aktivë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";