Shpëtim Rrena është një person me aftësi ndryshe, jeta e së cilit ka qenë tepër e vështirë. Në moshën 25 vjeçare, teksa kulloste bagëtinë në malet e fshatit Patin të bashkisë Klos, ai sulmohet nga një ari që për pasojë i shkakton plagë të rënda në trup. Sulmi i ariut i la shenja të parikuperueshme duke e lënë me aftësi të kufizuara gjithë jetën

Sot 47 vjeç, vuajtjet e Shpëtim Rrenës duket se nuk kanë fund. Ai detyrohet çdo ditë të marrë udhën drejt Bulqizës në këmbë, për te shitur ato te pakta prodhime bujqësore që gjenden në kopshtin e tij, kjo, e vetmja mënyrë përfitimi të ardhurash. Shpëtimi ka dy fëmijë, që rriten me ato qindarka që të atit i mbeten në xhep.

Familja Rrena u godit edhe nga tërmeti shkatërrimtar i 26 Nëntorit. Ai tregoi për emisionin Vizioni i Pasdites se tërmeti i prishi shtëpinë dhe i la në mes të katër rrugëve.

Pesha dhe përgjegjësia i rëndon e tëra mbi shpatulla kryefamiljarit, i cili ka pranuar fatin e tij. Megjithatë nuk dorëzohet, dhe çdo ditë del të shesë ato të pakta prodhime bujqësore, për mirëqenien e dy fëmijëve dhe bashkëshortes së tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";