“Greqia s’duhet të ndikohet nga vendet e tjera, ndryshe do shkaktojë tensione”! Mediat greke: Provokim i ministrit të Jashtëm turk në takimin me Mass

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Greqia s’duhet të ndikohet nga vendet e tjera, ndryshe do shkaktojë tensione”! Mediat greke: Provokim i ministrit të Jashtëm turk në takimin me Mass

Ministri i Jashtëm gjerman Haiko Mass dhe homologu i tij turk Mevlut Çavuşolu kanë dal ditën e sotme në një konferencë për shtyp së bashku.

Fjalimi i Ministrit të Jashtëm turk Çavuşolu është marrë si një provokim, ku mediat greke shkruajnë se dhe njëherë ai ka folur kundër vendit dhe kësaj herë në prezencë të homologut gjerman.

Gjatë fjalës së të tij Ministri turk ka thënë se Greqia nuk duhet të ndikohet nga vendet e tjera pasi do të shkaktoj tensione më tepër.

“Greqia nuk duhet të ndikohet nga vendet e tjera dhe të bëjë stërvitje dhe ndonjë hap tjetër ku të dojë, përndryshe ne jo vetëm që do të kemi një aksident, por do të bëjmë atë që duhet të bëjmë,“-ka thënë Mevlüt Tsavousoglu.

Advertisement

Në të njëjtën intervistë, Mevlüt Çavuşolulu kujtoi se Greqia dhe Turqia kanë rënë dakord për rinisjen e kontakteve kërkimore dhe deklaroi se ai është i gatshëm të takojë homologun e tij grek Nikos Dendias, kurdo që Greqia të jetë gati.

Në këtë kontekst, sipas CNNGreece ai iu referua nismës së Kryeministrit shqiptar Edi Rama, që vendi i tij të organizojë një takim të tillë.

Turqia dhe Greqia do të vazhdojnë bisedimet e tyre në 25 janar në lidhje me zgjidhjen e mosmarrëveshjes mbi të drejtat e kërkimeve.

Athina akuzon Ankaranë për eksplorimin e rezervave të gazit në territorin detar që i përket Greqisë. Ndërsa nga ana tjetër Ankaraja thotë se territori i përket Turqisë.

Advertisement

Ndërkohë, është folur dhe për një ndërmjetësim nga ana e kryeministrit Edi Rama, ku ministri i jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, ka konfirmuar se ky i fundit ka propozuar që të takohet me homologun grek Nikos Dendias në Tiranë.

Po ashtu është diskutuar dhe për një takim Erdogan-Mitsotakis, por si fillim me shumë mundësi do të jenë ministrat e jashtëm që do ulen në dialog këtë janar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy