Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të koronavirusit.

Lajmin e bën të ditur portali Metro duke cituar burime nga Ministrja e Punëve të Jashtme ndërsa thuhet se Donika Gërvalla po trajtohet në Gjermani.

Lajmi është shpërndarë edhe nga mediat e tjera. Por, për këto raportime nga zyra për media e kësaj ministrie nuk ka ende një përgjigje.

Gazeta Express ka folur zëvendësministrin Kreshnik Ahmeti dhe me Blerta Aliun nga zyra e Gërvallës, por asnjëri s’ka pranuar që të jap informacione për këtë çështje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

I pyetur nëse Gërvalla ndodhet në Kosovë, Ahmeti ka sugjeruar që për këtë punë të pyetet Aliu, e cila po ashtu nuk ka pranuar të flasë dhe dhe ka mbyllur telefonin.